Menu
Kodi i Emigracionit: Cilët fëmijë (e të rritur) përfitojnë nënshtetësinë greke?

Kodi i Emigracionit: Cilët fëmijë (…

Në vijim të artikullit “K...

Në grevë 24-orëshe mjekët dhe personeli i spitaleve

Në grevë 24-orëshe mjekët dhe perso…

Në grevë janë sot, e enjt...

Mocion votëbesimi kërkon Samaras,  zgjedhja e Presidentit në shkurt 2015

Mocion votëbesimi kërkon Samaras, …

Kryeministri A. Samaras d...

Athinë: Ushqim falas çdo ditë për të gjithë të varfërit

Athinë: Ushqim falas çdo ditë për t…

Në rrugicën “Germaniku” n...

Pas princit, Kate Middleton sjell dhe princeshën

Pas princit, Kate Middleton sjell d…

Shtatëzania e dukeshës Ka...

Hillary dhe Bill Clinton, perfektë në rolin e ri

Hillary dhe Bill Clinton, perfektë …

Çelsi Klinton i ka bërë g...

Ja dhe nusja Amal Alamudin Klunei

Ja dhe nusja Amal Alamudin Klunei

Me një fustan të përkryer...

Kodi i Emigracionit për fëmijët e të rinjtë: Legalizim apo nënshtetësi greke?

Kodi i Emigracionit për fëmijët e t…

Ndërkaq, një surprizë e v...

“Hacker” ndjekin telefonat dhe e-mail të politikanëve dhe diplomatëve

“Hacker” ndjekin telefonat dhe e-ma…

Sipas gazetës vendase “to...

ELIAMEP:Sa rezultative janë politikat & masat për integrimin e emigrantëve?

ELIAMEP:Sa rezultative janë politik…

Programi europian ASSESS,...

Prev Next

Kapitull i ri me KODIN E EMIGRACIONIT

Kapitull i ri me KODIN E EMIGRACIONIT

Gjithçka duhet të dini, në prag të miratimit!

*Në 140 nene legjislatura e plotë greke

*Favorizimet VS  Pezullimeve

Brezi i Dytë – Bashkimi  Familjar- Rinovimi PA “Ensima”

Shumë shpejt legalizimi dhe rinovimi i lejeve të qëndrimit do të realizohet bazuar në Kodin e ri të Emigracionit.  Përveç lajmeve të shumta dhe në çdo numër të gazetës, ju informojmë se Kodin e ri të Emigracionit, në formën e publikuar deri tani, e disponojmë të plotë për çdo të interesuar në zyrën e “p.g.a.”. Këtë mundësi e ofrojmë për të gjithë lexuesit që nuk janë përdorues të kompjuterit, ashtu si dhe pyetjet e ndryshme që mund të keni (mjaft prej tyre do të marrin përgjigje në këtë shkrim).

 -Çelësi i ligjit të ri, siç e kemi theksuar dhe në artikujt e mëparshëm, është Leja Afatgjatë, me të cilën emigrantët ekonomikë në Greqi përfitojnë automatikisht të drejtën e punësimit në vendet anëtare të BE-së. Kryesisht, lehtësimi do të ofrohet për të pajisurit me lejen 10-vjeçare / lejen pa-Afat. Theksojmë se në çdo rast, punësimi në BE kryhet me kërkesën dhe vendimin e punëdhënësit, ky kusht nuk ndryshon. Por, nëse sigurohet një ofertë pune, atëherë emigranti disponues i Lejes Afatgjatë, edhe pse shtetas nga një vend i tretë, jo-anëtar në BE, mund të punësohet ligjërisht me kontratë, falë këtij statusi që ka fituar në Greqi.

Nga ana e ministrisë së Brendshme justifikimi për lëvizjen masive të emigrantëve drejt vendeve më të pasura të BE-së, që është logjike dhe e pritshme, është se çdo reformë në legjislaturën për emigracionin kryhet në kuadrin e zbatimit të Udhëzimeve Komunitare, askush nuk ka të drejtë të reagojë negativisht, sidomos kur sugjerimet dhe jo vetëm për adoptim dhe përshtatje urgjente  drejt qeverive përkatëse greke janë të vazhdueshme. Përgjigja dëgjohet dhe si një parapërgatitje e Europës për valën e refugjatëve që kanë bllokuar prej vitesh brigjet greke dhe që jo vetëm për shkak të krizës së thellë ekonomike është e pamundur të rehabilitohen në vend.

Ndërkohë që prezantimi bujës, konsultimi publik, miratimi me afat të zgjatur kohor, të gjitha i referohen një risie të rëndësishme në sistemin e deritanishëm, përderisa për herë të parë Greqia adopton KOD emigracioni. Kodi përmban të gjitha pikat, nenet, reformat rreth legjislaturës së përgjithshme greke për emigracionin, nga data e hyrjes së ligjshme në vend dhe qëndrimi me status të caktuar në vazhdimësi. 

***

PËRFITUESIT

Legjislatura për emigracionin, formuar gradualisht nga viti 1991 e në vijim, me bosht ligjin 3386/2005, plotësuar nga një sërë vendimesh vendase e udhëzimesh të BE-së, tashmë kalon në një fazë të re; teksti  i ligjit të ri, në një Kod të Emigracionit do të jetë dhe kapitulli i ri për trajtimin ligjor të emigrantëve në vend, i mirëpritur nga Europa. Kemi shumë arsye të shpresojmë në këtë, përderisa në 140 nene nuk përfshihen vetëm rregullime ligjore të 20 ligjeve, 6 Dekreteve Presidenciale dhe 42 akteve e vendimeve të tjera të mëparshme, por edhe mjaft ndërhyrje të reja dhe esenciale për ecurinë mëse normale të çdo procesi emigracioni. E megjithëse zbatimi masiv i procedurës së Lejes Afatgjatë veçon si më i rëndësishmi, sidomos për emigrantët shqiptarë, nuk është risia e vetme e Kodit:

Brezi i dytë

-Të favorizuar do të jenë fëmijët e emigrantëve, të lindur apo të rritur dhe të edukuar në Greqi. Vërtet kanë humbur të drejtën e nënshtetësisë greke, me anulimin e Kodit të Nënshtetësisë, por me Kodin e ri të Emigracionit  marrin statusin e Lejes Afatgjatë, me të drejtë zbatimi brenda territorit grek. Paralelisht, do të lehtësohet ndjeshëm rinovimi i lejeve të qëndrimit, në një farë mënyre, do të sigurohet qëndrimi dhe punësimi i ligjshëm për të rinjtë emigrantë. Kjo kategori në veçanti, si dhe më delikate, mund të jetë në qendër të diskutimit dhe në vijim, për vendime të tjera ministrore, nga të cilat do të fitojnë më shumë të drejta. Por kjo mbetet një dëshirë për momentin, që medoemos duhet paraqitur nga përfaqësuesit dinjitozë të rinisë emigrante në qeveritë e ardhshme të vendit.  

Të sapoardhurit

-Me procedura të shpejta do të bëhet përshtatja e statusit dhe punësimit të emigrantëve të rinj. Planifikimi do të bëhet nga boshti qendror dhe jo  duke u përqëndruar në zonat periferike, për të patur nën kontroll kërkesat e plota të tregut ekonomik të Greqisë dhe zonave me kërkesa të larta për krahë pune. Procedura parashikohet të jetë e shpejtë dhe me shumë elasticitet. 

Fast Track

“Fast Track” lejet e qëndrimit për çdo lloj investimi, veçanërisht për ato strategjike me mbi 100.000.000 euro, në pasurinë e palëvizshme mbi 250.000 euro.

*

Rinovim EDHE PA ENSIMA

Adoptim urgjent në kushtet e krizës ekonomike i dispozitave ligjore që lejojnë rinovimin e lejeve të qëndrimit për emigrantët që janë prej vitesh në Greqi, tashmë të papunë dhe pa shpresë punësimi në periudhën e afërt kohore. Kjo kategori, siç premton Kodi i ri,  nuk do të lejohet të mbetet e palegalizuar.

*

Lamtumirë burokraci (?)

Kategoritë e lejeve të qëndrimit nga 50 që janë sot në fuqi do të kufizohen në 19. Paralelisht, anulohen rreth 20 dokumenta që kërkohen për rinovimin e lejeve të ndryshme të qëndrimit. 

***

Kodi i ri i Emigracionit NUK është ligji për nënshtetësinë

Në fakt, janë dy ligje të ndryshëm, edhe pse një disa kategori të caktuara mund të përfitojnë nga disa nene përkatëse. Ligji për nënshtetësinë ndodhet akoma në sirtarët e ministrisë, drejt formulimit dhe përpunimit. Nga ministria e Brendshme duket të jenë të qarta gjërat, madje nënministri i Brendshëm, Leonidhas Grigorakos, gjatë prezantimit të risive të Kodit të ri të Emigracionit u referua hapur në kuadrin ligjor si i posaçëm për emigracionin: “Tjetër gjë është ligji i nënshtetësisë. Mos t’i ngatërrojmë gjërat. Brezi i ri i emigrantëve pajiset me një leje qëndrimi Afatgjatë, si dhe prindërit e tyre, një status që ofron lehtësira në studimet e tyre, ndjehen më mirë gjatë edukimit shkollor. Nuk ka nevojë të paraqiten çdo një apo dy vjet për të rinovuar lejen e qëndrimit, ndërsa kanë kohë të vendosin nëse duan apo jo të qëndrojnë përgjithmonë në Greqi. Kur të mbushin moshën 18 vjeç janë të lirë të plotësojnë dokumentat përkatës për t’u bërë shtetas grekë” - ka theksuar Grigorakos-  

***

Statistikat e fundit

-540.000 janë emigrantët e pajisur me leje qëndrimi

-160.000 janë kërkesat për rinovim të lejes së qëndrimit

-80.000 janë nxënësit e huaj në arsimin fillor dhe të mesëm, sipas të dhënave, më shumë se gjysma e tyre janë të ligjshëm në Greqi.

-10.000 janë kërkesat për leje qëndrimi për Arsye të Veçanta-Humanitare, nga viti 2012 e deri tani. Komisionet e ngritura në Sekretarinë e Përgjithshme të Emigracionit kanë shqyrtuar 7.600 kërkesa, kanë pranuar gjysmat e tyre. 

***

Emigrantët e Paligjshëm - Bashkimi familjar – testi ADN

Nuk ofron shanse legalizimi Kodi i ri i Emigracionit. Shumë e vështirë duket mundësia e një fushate të re legalizimi, siç është vepruar vitet e kaluara, për emigrantët që nuk kanë asnjë dokument vërtetues qëndrimi në Greqi. Njëkohësisht, dispozitat e reja në lidhje me Bashkimin Familjar janë shumë më të rrepta. 

Nga ministria e Brendshme janë të qartë, pa lënë vend për keqkuptim:  Kodi i ri i Emigracionit i drejtohet ekskluzivisht emigrantëve të LIGJSHËM në vend, të cilët janë pajisur qoftë edhe njëherë të vetme me leje qëndrimi. Emigrantët e paligjshëm nuk kanë asnjë lloj leje qëndrimi apo vërtetim, qëndrojnë në territorin grek në mënyrë të paligjshme, prandaj dhe kodi nuk zbatohet për këto raste. Kjo kategori do të ketë vetëm DEPORTIM. 

Për më tepër, nuk do të ketë shans RI-Legalizimi për emigrantë që tashmë kanë mbetur pa dokumenta, siç janë dhënë disa herë në vitet e kaluara (zakonisht me miratimet e vendimeve të reja). Përkundrazi, dispozitat e reja ligjore bëhen më të rrepta për çdo kërkesë legalizimi, ndërsa më të rrepta do të jenë kriteret për procedurën e Bashkimit Familjar.

BASHKIMI FAMILJAR

Si do të jetë procedura e rreptë për Bashkimin Familjar?- lexojmë në facebook, mes shumë pyetjeve të tjera që shprehin ankthin dhe shqetësimet e parapritura në lidhje me miratimin e Kodit. Shpjegimet paraprake theksojnë se nuk do të ketë ndryshime esenciale për vendet e Ballkanit, kryesisht për shqiptarët. Ndryshimet vijnë sipas përshtatjes së legjislaturës greke me atë të BE-së, ku bashkëshorti nga vendet ku me ligj lejohet poligamia-martesa me shumë gra, ka të drejtë të legalizojë vetëm një nga bashkëshortet e tij, por nuk bëhet dallim tek fëmijët, pavarësisht me cilën grua i ka. Duke marrë parasysh falsifikimin e lehtë të certifikatave të lindjeve në këto vende, janë verifikuar një numër i madh adoleshentësh dhe fëmijësh në vend, të cilët paraqiten si fëmijë të emigrantëve të ligjshëm. Kodi i ri i Emigracionit parashikon testin ADN për të vërtetuar atësinë e fëmijës. Por, e theksojmë edhe njëherë, në rastin e emigrantëve shqiptarë, ky paragraf do të zbatohet në raste ekstreme, ose, thjesht, asnjëherë.

***

Ditët e Punës-ENSIMA

Nuk ndryshon numri i ensimave – ditëve të punës, për rinovimin e lejes së qëndrimit. Edhe në Kodin e ri të Emigracionit mbetet në fuqi balancimi “emigrant ekonomik-120 ensima-leje qëndrimi”. 

POR

Përfshihet një dispozitë tranzitore, për të përballuar situatën e re të krijuar nga kriza e thellë ekonomike, sipas së cilës:

Emigrantët e punësuar më parë në mënyrë të ligjshme për disa vite, por nuk kanë tani ensima-ditë pune, të MBETEN TË LEGALIZUAR për një periudhë kohore VETËM ME PARAQITJEN E LIBRIT TË SHËNDETIT  

Kjo periudhë kohore nuk është vendosur akoma, -thekson sekretari i Përgjithshëm i Emigracionit në ministrinë e Brendshme, Aggelos Sirigos. Por emigrantët që kanë humbur lejen e qëndrimit për mungesë të kontratës së punës dhe ensimave përkohësisht do të pajisen me statusin e lejeve të qëndrimit për arsye të veçanta-humanitare. Dispozitat ligjore eliminojnë ankthin e paligjshmërisë, të paktën për emigrantët që kanë punuar shumë vite në Greqi.  

***

One shop stop

Jo pak po një dekadë numërojnë shërbimet One Shop Stop në vendet anëtare të BE-së (akoma dhe Shqipëria e ka adoptuar udhëzimin dhe është drejt zbatimit të shpejtë, për riatdhesimin e emigrantëve).  Përsa i përket Greqisë, shërbimet me një stacion janë krijuar nga 30 shtatori në të gjitha Administratat e Decentralizuara.  Në zonën e Atikës do të ketë dy zyra, një në Athinë, një në Pire, me 40 nëpunës, plus 20 nëpunës ekstra në Sekretarinë e Përgjithshme të Emigracionit. Në zonat e tjera të Greqisë do të punësohen 420 nëpunës për One Shop Stop. Sa për nëpunësit, do ketë mjaft nga tkurrja e Administratës që parashikojnë Memorandumet. 

***

Fund vonesave të etiketës vetëngjitëse-Lejes së Qëndrimit

Para se të funksionojnë zyrtarisht, këto shërbime kanë gati kontaktin elektronik për të shërbyer sa më shpejt me çdo dokument të kërkuar. Dhe pikërisht funksionimi i këtyre shërbimeve parashikohet të vendosi një fund të përhershëm në vonesën e lëshimit të etiketës vetëngjitëse të lejes së qëndrimit. Duke kontaktuar në mënyrë elektronike me shërbimet e tjera, nga një pikë e caktuar, do të kufizohen ndjeshëm të gjitha procedurat e orevajtjet e procesit të lëshimit të lejes së qëndrimit. 

IRA LONDO

Last modified onEnjte, 21 Nentor 2013 13:53

1 comment

  • ervin Hene, 31 Mars 2014 20:41 Comment Link

    Me falni jam me karta aoristo doja te dija qe te mar karten 5 vjecare qe punon ne europ cfare kushtesh ka?une kam 8500 euro dhilosi ne 2012 dhe 8500 euro dhilosi ne 2013.faleminderit pres pergjigje.

Leave a comment

back to top