Menu
Kontrolloni ecurinë e dokumentave tuaja, në internet

Kontrolloni ecurinë e dokumentave t…

Faqe elektronike e posaçm...

Vërtetim siguracioni False nga IKA

Vërtetim siguracioni False nga IKA

Inspektorët kanë zbuluar ...

AEI-TEI: Regjistrimet dhe transferimet e vitit të parë

AEI-TEI: Regjistrimet dhe transferi…

Deri më 26 shtator regjis...

Përfitoni nga Java e Analizave FALAS

Përfitoni nga Java e Analizave FALA…

Selanik 22-26 Shtator, n...

Paguani gjobën dhe merrni pas patentën dhe targat!

Paguani gjobën dhe merrni pas paten…

Automjete pa siguracion ...

TOPONIMET: Qarkulloni lirshëm deri më 15 janar 2015

TOPONIMET: Qarkulloni lirshëm deri …

Greqia dhe Shqipëria kanë...

Koha dhe frika për ta pasqyruar në libra

Koha dhe frika për ta pasqyruar në …

Koha, me të drejtë apo jo...

Pedofilia, “molla” e sherrit politik

Pedofilia, “molla” e sherrit politi…

Një shans i keq për vikti...

Remitancat më të larta mbeten nga Greqia

Remitancat më të larta mbeten nga G…

Në fund të tremujorit të ...

Skocia mbetet në Britaninë e Madhe

Skocia mbetet në Britaninë e Madhe

Referendumi historik për ...

Prev Next

KODI I RI I EMIGRACIONIT

KODI I RI I EMIGRACIONIT

Tre pyetje marrin përgjigje

1-Kur hyn në fuqi KODI i RI i EMIGRACIONIT?

2-Çfarë fshihet pas “Lejes Afatgjatë” & punësimit në BE?

3-Statusi europian për brezin e ri, MIT apo e Vërtetë?

Perfundimisht u botua dhe u paraqit Kodi i Ri i Emigracionit, qe me aq shume zell e kishin trumbetuar ketu e shume kohe. Mund te konsiderohej si nje premtim parazgjedhor ose si nje zotim per te dhene nje status me konform ne kushtet aktuale te realitetit te emigranteve.

Por poashtu per te te perballuar nje realitet aq shume te rendesishem te krijuar edhe pas shkrirjes te neneve te cilesuara si antikushtetuese te ligjit 3838/2010 qe jepnin mundesine e perfitimit te nenshtetesise greke tek brezi i dyte i emigranteve. Predispozitat e mbetura te ngrira ketu e shume kohe kane krijuar nje realitet edhe me te pasigurt per mijera te rinj te cilet sot kane krijuar jeten e tyre ne Greqi, por qe nga dita ne dite po perballen me friken e paligjshmerise. Dhe per fat te keq disa nuk po perballen vetem me friken e paligjshmerise dhe ilegalitetit tashme, por po perballen me vete realitetin e dhimbshem e te qenurit i paligjshem.

-Vete Ministria e Brendshme kishte ndermarre nje sere zotimesh se hapesira e krijuar nga pezullimi i ligjit do te permbushet me nje kod te ri emigracioni, i cili nuk do te ndermarre hapa inkurajuese per statusin e brezit te ri te emigranteve por poashtu edhe te emigranteve te brezit te pare. Nje kod i cili do te pershpejtoje procedurat, do te sterholloje kerkesat dhe kushtet burokratike dhe de vije ne ndihme emigranteve te kohes te krizes te rende qe ka gllaberuar vendin pesevjecarin e fundit.

Greqia eshte dashur te hyje shpesh here ne qendrime mjaft kontradiktore edhe ne fazen e hartimit te politikave te emigracionit. Mosmarreveshjet mes paleve por edhe neglizhenca per te patur nje politike sa me normale, duke lene ceshtjet e emigranteve ne meshire te fatit, kane krijuar ne gjendje  ne kushte teresisht mjerane ne jeten e emigranteve ekonomike.

-E vetmja kategori qe sic duket tashme po perparon dhe po integrohet me siguri eshte ajo e minoritareve nga Shqiperia, pra te personave te cilet kane pasur privilegjin per te pasur ne duar Leternjoftimin e posacem te Homogjenit. Ata tanime po pajisen masivisht dhe me rritme pothuajse te kenaqshme edhe nga vete ky komunitet, me leternjoftimet helene, duke i integruar ne Greqi, por edhe duke u hapur udhet drejt Bashkimit Europian.

-Pa u dashur te largohemi nga ceshtja e Kodit te ri te emigracionit, ne kemi perfunduar studimin dhe zberthimin e tij. Diskutimi publik mori fund, dhe pa pare dhe formen perfundimtare qe do te kete ligji pas modifikimeve te mundshme, ne jemi te vendosur te hedhim pak drite mbi cfare do te thone ato rreshta qe me aq hov dhe eufori u paraqiten.

-MITI I GËNJESHTRËS TË STATUSIT TË BREZIT TË DYTË  

U trumbetua dhe u krijua pershtypja se hapesira e krijuar pas antikushtetueshmerise te ligjit te nenshtetesise te femijeve, po zevendesohet me se miri me masa te cilat do te jene me te rrepta por qe nuk do te lene ne meshire te fatit me qindra mijera te rinj qe sot jane ne te rinj te brezit te dyte te emigranteve ne Greqi. Madje shume shpesh ndeshemi edhe me problemin e brezit te trete tashme...Ne ligjin aktual, ose sipas gjithe atyre qe u paraqiten, u krijua pershtypja dhe na u lane mbresat se per keta te rinj do te leshohen leje qendrimi te karakterit afatgjate. Pra te atyre lejeve komunitare qe te ofrojne aq shume lehtesime dhe te drejta te barabarta me te vendesve pothuajse... Nderkohe qe edhe punesimi ne Europe apo studimet, mund te kryhen pa shume procedura te nderlikuara. Mirepo nuk eshte keshtu.

-FAKT

Lejet afatgjata, pra te cilesuara si pese-vjecare nga emigrantet, kane karakter teresisht komunitar dhe predispozitat per aplikim apo edhe per fitimin e tyre nuk mund te jene ceshtje e brendshme e secilit shtet te Unionit Europian por perkundrazi, shtetet nuk mund te ndryshojne shume gjera. Kerkesa e te ardhurave baze per dy vitet e fundit por nderkohe edhe testi i gjuhes greke, qendrimi i ligjshem pese vjecar por edhe kushti i moshes madhore te aplikuesit nuk lene shume hapesire per hamendje. Pra me kete kategori lejesh afatgjate, NUK do te paraqiten femijet e emigranteve. Per fat te keq, ne rreshtat e projektligjit, disa fraza te kamufluara me mjeshteri, neper thonjeza dhe ne dritehije nenkuptimesh te lene te kuptosh lehtesisht te verteten.

Nga vete pergjigja dhe qendrimi i ministrise te Brendshme greke, ne vëmë ne dukje se lejet afatgjata qe parashikon ligji i ri per femijet e lindur dhe rritur ne Greqi, do te kene vetem karakter te brendshem kombetar. Domethene vetem brenda per brenda Greqise. I leshon Greqia per te patur mundesine qe te kene vlere vetem brenda Greqise. Do te leshohen me kushte me te arritshme, nuk do te vene ne rrezik qendrimin e brezit te te dyte te emigranteve, as  te prinderve te tyre ndoshta (?), por qe kurresesi nuk jane leje afatgjata komunitare.

Lejet do te kene afat pese vjecar dhe do te rinovohen lehtesisht per mbajtesit por nderkohe ne nuk shohim se ku ndodhet pasaporta e te rinjeve drejt Europes? Ne nuk mundemi te kuptojme sesi mbushet hapesira e krijuar nga ndalimi i dhenies te pasaportes greke per femije te lindur e te arsimuar ne Greqi. Poashtu, karakteri i ketyre lejeve do te duhet te permbushet me qarkore te reja dhe me dekrete presidenciale per te sqaruar ose per te mos sqaruar kurre pikepyetje qe qysh sot jane vene ne pah.

Te rinjte e lindur apo te shkolluar ne Greqi do te kene status te perafert me vendasit e tyre bashkemoshatare. Por nderkohe si do te ndodhe dicka e tille? Mundet dikush te jape pergjigje se cfare do te ndodhe ne rastin e kandidimit ne dege qe parashikohen vetem per shtetas greke, ne fund te liceut? Por punesimi i tyre ne administrate pas studimeve? Nderkaq ne terr te plot mbetet mundesia per te studiuar jashte me keto leje te cilat do te kene karakter vetem kombetar dhe studimet ne BE ngjajne me majen qe nuk shkrin kurre te nje akullnaje te krijuar ne realitetin e hidhur, kur jeta e njerezve dhe te drejtat e tyre perballohen brenda nje mish mashi grotesk! Po, me kete kategori lejesh femijet qe do te duan te studiojne ne shtete te Bashkimit Europian nuk mund te kene perballim ndryshe. Poashtu, askush nuk na tha se cfare do te ndodhe ne rastin e benefiteve dhe ndihmave sociale sic eshte per shembull rasti i kompensimit te OGA apo kompensimi i qirase te studenteve. Benefite qe sot jepen vetem tek greket dhe qytetaret e BE. Por nese nje nder keta te rinj, do te doje te bleje nje banese neser ne Greqi, do te kete mundesi per te mos paguar taksen e baneses te parashikuar per shtetasit e vendeve te trete. Te gjitha keto pikepyetje nuk mund te marrin pergjigje gojore por vetem ne menyre zyrtare...

***

-I mire ligji, por le shume per te deshiruar... Nuk permbush aspak pezullimin e nenshtetesise dhe vijon te mbaje peng nje komunitet te gjera te mireintegruar. Te rrijme shtrember por te flasim drejte... Ligji eshte shume larg kerkesave te kohes dhe eshte thjesht teper siperfaqesor i krijuar prej konservatoresh dhe vetem per te kenaqur disa qe vetem te tille nuk mund te jene tashme... Emigrantet!

***

Sa për punësimin e emigrantëve të rritur, që do të bëjnë konvertimin e lejes 10-vjeçare, edhe në këtë procedurë akoma gjërat nuk janë qartësuar. Sa e lehtë do të jetë, sa i shpejt ky konvertim, ligji nuk e përcakton, përveç faktit se do të lejohet një ri-legalizim për sa sot mbeten të paligjshëm, për mungesë të ensimave, por edhe ky lehtësim do të publikohet pas miratimit, në një qarkore dhe me vlerë deri në qershor 2014.

Të shumta paqartësitë, ndërkohë që në bisedën e sotme (e enjte, 21 nëntor) me ministrinë  e Brendshme, akoma nuk dihet se kur do të diskutohet dhe miratohet në Parlament. Janë dhe ata, si ne, në pritje. Ndërkohë që kërkojmë me këmbëngulje nga kopetentët jo vetëm miratimin, por edhe publikimin sa më shpejt të qarkoreve që do të lehtësojnë në praktikë (mbi)jetesën tonë në Greqi.

VASIL MERKO & “P.G.A.”

Last modified onEnjte, 28 Nentor 2013 11:58

Leave a comment

back to top