Menu
Ministria e Jashtme e Greqisë përshëndet Aleancën Globale kundër “ISIS”

Ministria e Jashtme e Greqisë përsh…

Ministria e Jashtme e Gre...

Ebola në konferencë urgjente e Këshillit të Lartë të Sigurisë

Ebola në konferencë urgjente e Kësh…

Këshilli i Sigurisë i Kom...

Unaza në qendër të Athinës deri në korrik 2015

Unaza në qendër të Athinës deri në …

Nga 15 shtator zbatohen k...

NASA: Gushti 2014, më i nxehti nga viti 1881

NASA: Gushti 2014, më i nxehti nga …

Gushti i këtij viti ishte...

Shifra/ Sa janë nëpunësit në sektorin publik grek?

Shifra/ Sa janë nëpunësit në sektor…

Në qershorin e këtij viti...

Mbi 700.000 familje përjetojnë “dimrin e madh” grek

Mbi 700.000 familje përjetojnë “dim…

Mbyllur kaloriferët në di...

Mesdheu, varreza e emigrantëve

Mesdheu, varreza e emigrantëve

700 viktima në 5 ditë T...

Artistët tanë më të mirë shkojnë jashtë shtetit, se ka standarde

Artistët tanë më të mirë shkojnë ja…

Flet drejtori i TKOB-it, ...

Evis Mula: Dashuria është fat, me të vërtetë, fat

Evis Mula: Dashuria është fat, me t…

“Kur jam gjendur për herë...

Unikaliteti dhe rëndomtësia në përballje vlerash

Unikaliteti dhe rëndomtësia në përb…

Të vlerësosh dhe nderosh ...

Prev Next

TOPONIMET greke në pasaportat e fëmijëve

TOPONIMET greke në pasaportat e fëmijëve. Foto: Andrzej Sokulski TOPONIMET greke në pasaportat e fëmijëve. Foto: Andrzej Sokulski

TANI bllokojnë dhe rinovimin e dokumentave ???

Këmbana e Babagjyshit të Vitit të Ri është zëvendësuar menjëherë me atë tjetrën... të problemeve të njohura. Ndalimi në kufi i të miturve të lindur në Greqi nuk është i mjaftueshëm për të shkaktuar panikun e kërkuar nga pala vendase. Rezulton kjo nga pamundësia për të besuar tashmë tek një “fajtor” i vetëm për bllokimin, siç deklarohet të jetë mospranimi i palës shqiptare të miratojë listën e toponimeve greke në këtë kategori qytetarësh shqiptarë.

 

Fakt është që sot: Fëmijët e emigrantëve shqiptarë, të lindur e rritur në Greqi, me pasaportë shqiptare, gjuhën jo-amtare, por të parën gjithsesi, greke (le të mos fshihemi pas gishtit tonë), të arsimuar në Greqi, që madje nuk e njohin mirë Shqipërinë, jo aq sa Greqinë kurrsesi, çuditërisht dhe rreptësisht janë të izoluar në Greqi, nuk kalojnë dot lirshëm kufirin greko-shqiptar e nga ky muaj ka shumë mundësi të mbeten dhe të Paligjshëm në... vendlindje!!!

-Erdhi viti 2014 dhe sado e pabesueshme apo e hidhur dëgjohet, shqiptarët në Greqi po jetojnë të njëjtat situata të dy dekadave më parë. Asnjë hap para, asnjë përmirësim, asnjë ndryshim, të paktën një shije e re problemesh, për të dalë nga rutina. Në radha të gjata për rinovimin e lejes në Athinë e Pire, me pikëpyetje për procedurën e re në qendrat e sapohapura të shërbimit “one stop shop” (ish-Periferia) dhe “qershia mbi turtë”? PA rinovim dokumentat e fëmijëve të lindur në Greqi (për të cilët ëndërronin pasaportën greke pa probleme...).

Më e vështirë është situata në Selanik e zonat ku toponimet gjeografike greke janë krejt ndryshe nga ato që përdoren në Shqipëri (Selanik-Thesaloniki). Në mjaft raste, gjatë kërkesës për rinovim, nëpunësit i kanë kthyer pas pasaportat e fëmijëve duke kërkuar të reja, me vendlindjen të shënuar sic DUHET!!! Po kështu dhe vendi Greqi duhet të jetë Greece!

Ndërkohë që nga kontakti me qendrat e Shërbimeve të Emigrantëve në Athinë dhe Pire janë më të kufizuar, përderisa ndryshimi është i vogël, një shkronjë, ose sepse ndoshta nuk ka arritur akoma udhëzimi i brendshëm përkatës. Imagjinoni se çfarë do të ndodhte në Pire sot nëse do të kishin edhe këtë problem (ndiqni fotoreportazhin faqe 12-13)?

Gjithsesi çështja është NJË dhe shumë më e madhe sesa pritej apo parashikohej. Toponimet NUK qenkan kaq të lehta për t’u kaluar apo harruar! Se ku është hallka e vështirë për t’u lidhur që të krijohet më në fund procedura shpëtimtare zinxhir, këtë megjithë bisedat, pyetjet, përgjigjet..., nuk po e përcaktojmë dot saktë e qartë.

Fakt është që sot: Fëmijët e emigrantëve shqiptarë, të lindur e rritur në Greqi, me pasaportë shqiptare, gjuhën jo-amtare por të parën gjithsesi greke (le të mos fshihemi pas gishtit tonë), të arsimuar në Greqi, nuk e njohin mirë Shqipërinë, jo sa Greqinë kurrsesi, çuditërisht dhe rreptësisht janë të izoluar në Greqi, nuk kalojnë dot lirshëm kufirin greko-shqiptar e nga ky muaj ka shumë mundësi të mbeten dhe të Paligjshëm në... vendlindje!!!

Me këtë realitet të hidhur po e nisim vitin e Ri 2014. I mbarë? Akoma nuk e themi dot me bindje. Por le të shpresojmë se do të kemi diçka të re. Sepse të vjetrat i kemi ripërtypur nga viti 2011 kur u dëgjuan për herë të parë çështjen dhe nga qershori i 2012-ës, në takimin e parë me ministrinë e Jashtme e komentin e tyre për gazetën e shumë të tjera në vijim, që konkludojnë në pak komente:

-Nga pala shqiptare përgjigjia ishte kaq e thjeshtë dhe e shpejt: Për këtë çështje nuk ka asnjë lajm të ri!

-Nga pala greke, është e njëjta dhe e shumëdëgjuar: Duhet të ndryshojnë pasaportat, e kemi thënë kaq herë.

-Nga pala shqiptare, në takime të mëparshme kanë shprehur bindjen se do gjendet zgjidhja dhe se janë të hapur në diskutime për të rënë dakort në një formë të pranueshme nga të dy palët. Por, nuk është gjetur akoma metoda se si do arrihet zgjidhja në konsensus.

-Nga pala greke, këmbëngulin se janë të qartë në kërkesat e tyre, por asnjë urdhër apo udhëzim nuk është vërtetuar me dokument apo shkresë zyrtare (akoma dhe vendimet për lejimin e qarkullimit në kufi, janë të brendshme dhe në varësi të kësaj apo asaj drejtori, si përfundim nuk kemi parë shkresë me sy). Gjithashtu, theksojnë se nuk është gjetur akoma metoda se si do arrihet zgjidhja në konsensus.

E me radhë...

Nga gazeta, shpresojmë të dalim të gabuar, megjithë koston e një gabimi të tillë, por nuk kemi më shpresë se toponimet një moment do të anashkalohen nga pala vendase, për hir të pozicionit në BE dhe imazhit të mirë të vendit. Përkundrazi, çështja po merr nga dita në ditë përmasa më kërcënuese për familjen emigrante.

Paralelisht, nuk po merret më në fund as në Shqipëri vendimi politik për zëvendësimin e pasaportave biometrike të fëmijëve të lindur në Greqi. Në fund të fundit, lista e toponimeve greke është publikuar, përkthyesit e ministrisë së Jashtme apo zyrat e përkthimeve nëpër Greqi janë pajisur me atë prej vitesh, tashmë. Mos ka ardhur koha që po me këtë listë të pajisen dhe Gjendjet Civile të Shqipërisë, për përdorim ekskluziv në pasaportat e fëmijëve të lindur në Greqi, e të shpallet më në fund dhe mundësia e zëvendësimit të tyre me sa dhe si i kërkon pala greke???

Reagimi duhet të jetë i shpejtë, urgjent! Edhe një fëmijë i diskriminuar, se më falni por për diskriminim bëhet fjala, është SHUMË. Me fëmijët, megjithë zgjuarsinë dhe instiktin fëminor të pagabueshëm, është pak e vështirë të diskutosh për fajtorin, të akuzosh tjetrin për çdo gjë, t’i shpjegosh bindshëm situatat politike që pozicionojnë popullin, domethënë vetë atë, në kategori të caktuara. Zhgënjimi dhe paniku tek prindi - sa herë imagjinata e shthurur e të rriturve në postet e duhura “pjell” një problem të ri - janë mëse të mjaftueshme për t’i shkatërruar qetësinë shpirtërore, harmoninë e botës së tyre të pafajshme. Me cilën të drejtë? Cilët janë “dy popujt vëllezër” dhe ku është “niveli i lartë i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve fqinj” kur fëmijët mbeten rrugëve në mes të dimrit, prindërit mbeten radhëve netë-ditë për të marrë një Refuzim, nëpunësit e lartë, ambasadorët dhe ministrat ngrenë supet, ndërsa familja emigrante, si gjithmonë plotësisht e braktisur, mbetet me duar bosh e sytë e dëshpëruar lart në qiell, për ndoshta, ndoshta, një përgjigje hyjnore: “Deri kur???”.

Vërtet, deri kur?

IRA LONDO

Leave a comment

back to top