Menu
E diel pune për dyqanet në Greqi

E diel pune për dyqanet në Greqi

Të gjitha dyqanet hapur n...

Ndahet nga jeta shkrimtari Skënder Drini

Ndahet nga jeta shkrimtari Skënder …

Ndahet nga jeta në moshën...

Zgjedhja e Presidentit: Rezultati pa surpriza!

Zgjedhja e Presidentit: Rezultati p…

Ira Londo Nuk është plot...

OAED & Microsoft: Mësime informatike FALAS për të papunët

OAED & Microsoft: Mësime inform…

Ira Londo OAED në bashk...

OAED: Rinovim elektronik i kartës së papunësisë

OAED: Rinovim elektronik i kartës s…

Ira Londo Pajisuni me ko...

“Sima” 2015: Shlyeni taksën e qarkullimit me këste

“Sima” 2015: Shlyeni taksën e qarku…

Ira Londo Afati i fundit...

Selanik, zhvillohet me sukses Ministeriali i BSEC

Selanik, zhvillohet me sukses Minis…

Ministri i Jashtëm i Shqi...

Me fituesin e çmimit "The Athens Prize for Literature"

Me fituesin e çmimit "The Athe…

  Dy romanet më të fundi...

Vullnet e dashuri, kaq mjaftojnë për të çelur kudo kursin e shqipes

Vullnet e dashuri, kaq mjaftojnë pë…

Nga VERA SHKURTI Nga për...

Rozi Theohari Çeku: Përtej Atlantikut për “Potpuri dardhare”

Rozi Theohari Çeku: Përtej Atlantik…

Megjithëse nuk është aq e...

Prev Next

(S)Votojnë emigrantët?

(S)Votojnë emigrantët?

Amendamenti tërhiqet dhe rishfaqet brenda 2 orëve. Diskutimi me tone të larta në parlamentin grek

Zbulohet prapaskena e dispozitave ligjore të amendamentit për votën e emigrantëve. Fillimisht, ministri i Brendshëm J. Mihelaki, e tërheq, për t’a risjellë dy orë më pas në diskutimin parlamentar, madje pa as ndryshimin më të vogël. Qeveria kërkon zgjidhjen ideale për të mos rënë ndesh me vendimin e StE (Këshilli i Lartë i Shtetit), sipas të cilit nuk kanë të drejtë vote –zgjedhje JO shtetasit grekë, me përjashtim të disa kategorive të caktuara homogjenësh dhe emigrantësh.

PASOK, gjatë këtyre orëve, përballet me reagime të ashpra të kuadrove më të rëndësishëm të qendrës, si J. Papandreu, J. Ragushis, A. Diamantopulu etj., si dhe kritikën e egër të DIMAR për përmbajtjen e amendamentit të miratuar pas shumë debateve. Karakteristike, thirrja e Athina Dreta drejt PASOK për “të mos u fshehur pas vendimit të StE, por të propozojë zgjerimin e qëndrimit të domosdoshëm të emigrantëve në Greqi nga pesë vjet në shtatë vjet”, si e vetmja mënyrë tejkalimi e problemit të lindur pas këtij vendimi të StE.

Komunitetet emigrante reaguan me një demostratë paqësore para parlamentit, ku vendosën një kuti votimi dhe parulla për të drejtën e votës.  

***

Debati parlamentar

Me tone të larta diskutimi në parlamentin grek për amendamentin në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në të njëjtën ditë me zgjedhjet për eurodeputetët. Amendamenti, i përfshirë në projektligjin e ministrisë së Drejtësisë për “gjyqin e drejtë” u miratua, me vota pro kryesisht nga deputetët e “Demokracisë së Re” dhe të PASOK.

Përplasje politike dhe komente të ashpra janë shkaktuar edhe nga pezullimi i të drejtës së votimit-zgjedhjes së shtetasve të vendeve të treta si dhe homogjenë grekë, nga zgjedhjet lokale. Nga qeveria është deklaruar se nuk ka asnjë kartë të fshehur pas reformave, se respekton institucionet dhe ligjet greke, ndërsa opozita ka akuzuar për lojra elektorale, në një përpjekje shpëtimi nga humbja e thellë që e pret në zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë debatit, deputeti Haralambos Athanasiou është referuar në vendimin e Gjykatës së Lartë për nenet e caktuara të ligjit Ragusis, ndërsa nuk ka harruar dhe të kujtojë se “Nga marsi i vitit 2013 e kam gati ligjin për nënshtetësinë, nuk e di pse nuk ka arritur akoma në parlament, se unë e kam dorëzuar...”. Së fundi, ka shtuar se “nga zgjedhjet përjashtohen shtetas të vendeve të treta, jo të vendeve anëtare të BE-së. Si dhe se shtetasit grekë votojnë pa asnjë problem. Mirë apo keq, Këshilli i Lartë i Shtetit e konsideron Antikushtetues dispozitën dhe ne duhet të zbatojmë vendimin”, ka përfunduar Athanasiu.

Nikos Cukalis i grupit parlamentar të DIMAR për amendamentin për nenet antikushtetuese tashmë, ka deklaruar: “nuk është kthim në kohë një reformë në përshtatje me vendimin e Këshillit të Lartë të Shtetit, as mund të jetë objekt kritike, por është kthim në kohë fakti që ndërsa qarkorja që “ngriu” ligjin e nënshtetësisë ka hyrë në fuqi nga marsi i vitit 2013, projetkligji i ri nuk ka arritur akoma në parlament. Jemi i vetmi vend në botë pa kuadër ligjor të shtetësisë. Madje, në vend të kemi një propozim të plotë, paraqitet një amendament për votën e emigrantit” përfundoi kritikën drejt “Demokracia e Re” dhe PASOK për çështjen e shtetësisë tek emigrantët Cukalis.  

Vendimi i StE (Këshillit të Lartë të Shtetit) prek drejtpërdrejtë rreth 7000 banorë të Greqisë, sipas llogaritjeve të deputetit të SYRIZA, A. Mitropulos, mes të cilëve homogjenë grekë që nuk kanë marrë shtetësinë greke, emigrantë si dhe shtetas të vendeve si Zvicra, Lihtenshtajn, Islanda dhe Norvegjia (zona e transaksioneve të lira të Europës). Më tej Mitropulos ka ngritur tonet duke kujtuar mjaft vendime të StE si për haraçin, për uljet e pensioneve, etj., por mesa duket për qeverinë vendase kjo e votës së emigrantit është prioritare... Nga ana e tij, deputeti i të njëjtës parti Nikos Vucis theksoi se ky amendament duhet të kalonte për miratim PAS zgjidhjes së çështjes së shtetësisë greke.

Në të njëjtën frymë ka komentuar dhe deputete e pavarur Th. Cakri : “Kemi detyrim të pranojmë vendimet e StE, që do të thotë se paraprakisht duhet të kishim miratuar amendamentin e të drejtës së shtetësisë”.

Ministri i Brendshëm, I. Mihelakis i’u përgjigj deputetit Mitropulos se “Nëse nuk kalonte ky amendament, çdo qytetarë grek mund të drejtohet në gjykatë, të anulojë procedurën dhe të kryejmë nga fillimi zgjedhjet, duke sjellë amendamentin që tani refuzoni”

Për vonesë të jashtëzakonshme të amendamentit për fuqizimin e vendimit të StE për të huajt bëri fjalë dhe deputete M. Hrisoveloni e “Grekëve të Pavarur”.

Ira Londo

Leave a comment

back to top