Menu
Kur është afati i fundit për RINOVIM PA “ensima”? & Pse nuk do ketë më radhë në “Petru Rali” & Pire?

Kur është afati i fundit për RINOVI…

Ekskluzive Përgjigjet pë...

Konferenca vjetore e E.M.N. në Athinë:  Emigracioni i paligjshëm dhe KTHIMI,  sfida dhe praktikat!

Konferenca vjetore e E.M.N. në Athi…

Identifikimi i saktë i or...

Greqi-Shqipëri, moratorium për Toponimet. Zgjidhja deri në 1 janar 2015

Greqi-Shqipëri, moratorium për Topo…

(Lajmi i plote) Greqia d...

Selanik/ Takohen ministrat e Jashtëm të BE dhe të Ballkanit Perëndimor

Selanik/ Takohen ministrat e Jashtë…

Ministrat e jashtëm të 28...

Mësimdhënia e gjuhës amtare në emigracion

Mësimdhënia e gjuhës amtare në emig…

Seminari i 7-të për Gjuhë...

“Fluturimi” i 11-të i Pegasit mitologjik të arteve

“Fluturimi” i 11-të i Pegasit mitol…

Redaksia e Revistës Letra...

Partia Socialiste dega Selanik/ Festa e 1 Majit

Partia Socialiste dega Selanik/ Fes…

Partia Socialiste Dega ...

Kodi i Emigracionit - Zbatimi, nga 1 qershor 2014

Kodi i Emigracionit - Zbatimi, nga …

*Kategoritë e Lejeve të Q...

E plotë qarkorja e parë e Kodit të ri

E plotë qarkorja e parë e Kodit të …

Lexoni gjithë lehtësimet ...

Vdes krijuesi i madh Koçi Petriti

Vdes krijuesi i madh Koçi Petriti

Lexoni intervistën e fund...

Prev Next

Dashi

Nëse ju do të arrini të kontrolloni energjinë tuaj gjatë gjysmës së parë të vitit 2014, do të arrini të shijoni më pas frytet e jetës. Për shenjën tuaj 2014-ta do të ketë ndikim të fuqishëm dhe mund të cilësohet një përballje titanësh. Ndikimi i uranit gjatë gjithë vitit në shenjën tuaj do të jetë në kombinim me Plutonin, një uragan ndryshimesh, përballje sfidash, sidomos në lidhje me njerëzit e pushtetshëm që kanë të bëjnë me punën dhe karrierën tuaj, por edhe me mendimet ndryshe me njerëzit e familjes.

Do t’ju duhet që muajt e parë të vitit dhe sidomos janarin të rishikoni edhe një herë propozimet apo vendimet që mund të keni marrë në lidhje me punën apo jetën personale. Kështu që 2014-ta fillon në mes të konfuzionit, për të arritur në prill kulmin e shpërthimit apo të revolucionarizimit tuaj. Çështjet familjare do të çlirohen në fillim të marsit dhe gradualisht do të përqendroheni edhe në çështjet ekonomike, të cilat janë të vështirësuara këto vitet e fundit. Në korrik fillon periudha më e këndshme dhe produktive për ju me futjen e Jupiterit në Luan, ku jeta nis të lulëzojë në të gjitha kuptimet.

Demi

Gjatë vitit 2014, të gjithë të lindurit e shenjës së Demit do të surprizohen me veten, se si do mund të përshtaten dhe të ecin përpara me kushtet e reja dhe aspak komode për natyrën e tyre.Ju që i përkisni shenjës së Demit, në shumicën e rasteve keni humbur besimin te vetja nën ndikimin e Saturnit në Akrep përballë shenjës tuaj. Kërkesa e lartë e llogarisë, presioni si në bashkëpunime ashtu edhe në martesë, ose do ju ndihmojnë të kapërceni vështirësitë, ose do mbeteni në vend duke u fundosur më keq. Mendohet se aleati juaj, Jupiteri, vetëm në muajin mars fillon t’ju vijë në ndihmë, por një krizë e madhe vlerash në muajin prill ju vë përballë situatave të vështira, derisa të zgjidhni rrugën e duhur. Muaji maj do të jetë fatlum për ju dhe mund të shpresoni për lidhje të qëndrueshme si pune, ashtu edhe në jetën personale. Planeti Mars do të jetë kundërshtari juaj më besnik gjatë tërë vitit 2014. Deri në korrik, pozicionimi juaj në Peshore ju pengon në lidhje me jetën e përditshme dhe me punën. Më pas ju sjell probleme në çift të paktën deri në shtator. Vitin e filloni nën efektin e Afërditës së kundërt, e cila pezullon disi projektet tuaja në përgjithësi dhe ato ekonomiket në veçanti. Vetëm në mes të korrikut, hyrja e Jupiterit në Luan hap një periudhë të re në projektet familjare, si bashkëjetësë, shtëpi më të madhe e zgjerim familjeje.

Binjakët

Për vitin 2014, ju binjakët do ta ndieni veten kalorës të fatit tuaj dhe pa dyshim fitimtarë në qëllimet që keni vënë, sidomos për të larguar nga vetja gjithçka që nuk ju përshtatet. Viti 2014 për ju fillon fuqishëm. Planeti që ju ndikon kaq shumë pozitivisht është Marsi. Në gjashtë muajt e parë të vitit ju do të ndieni se mund të bluani edhe gurin, por në disa faza, sidomos në muajin prill, mund t’i bini edhe murit me kokë. Do të dilni, do të argëtoheni e madje do të luani edhe lojëra fati. Jupiteri në Gaforre deri në mes të korrikut do t’ju ndihmojë shumë në çështjet ekonomike. Më pas, me futjen e tij në Luan do të hapen horizonte të reja në jetën e përditshme. Në shtator priten zgjidhje problemesh që i quanit shumë të vështira. Nga shtatori e deri në tetor, Marsi do të kundërshtojë jetën tuaj në çift.

Gaforrja

Çfarëdo që të ndodhë në ambientin tuaj, ju nuk do ta humbni optimizmin. Vetëm nga mesi i muajit korrik do të ndieni një favorizim të mirë ekonomik. Muaji janar fillon me probleme për ju në lidhje me martesën apo lidhjen tuaj. Në shkurt duhet të keni shumë kujdes në lidhje me punën dhe karrierën. Nuk duhet të riskoni dhe duhet të mbani tone të qeta me eprorët. Jupiteri fillon të ofrojë favorizimet e tij në muajin mars, por deri atëherë do ju pengojë sa për të treguar se jo çdo gjë që shkëlqen është flori. Marsi në Peshore pothuaj deri në korrik do të shkaktojë pengesa dhe detyrime në jetën familjare. Muajin prill duhet ta keni shumë kujdes në familje, në punë dhe nga aksidentet e mundshme. Periudha juaj më e mirë do të jetë nga mesi i korrikut e deri në shtator, me futjen e Marsit në Akrep. Do të ndiheni mirë personalisht dhe do fitoni njeriun që doni.

Luani

Nëse situatat bëhen të lodhshme, mos harroni se kohët më të mira po vijnë për ju, pra nga mesi i verës e në vazhdim kur Jupiteri, planeti i fatit, të futet në shenjën tuaj. Deri atëherë duhet të bëni pak durim.Pozicioni i Marsit në Peshore do t’ju ndihmojë shumë në jetën e përditshme deri në mes të korrikut. Në disa momente, ndikimi i Marsit do bëjë që të humbni qetësinë dhe kujdes duhet të keni kryesisht në janar, në dhjetëditëshin e tretë të prillit dhe në mes të qershorit. Deri në mes të korrikut, Jupiteri do të jetë në Gaforre dhe ju duhet të lëvizni në prapaskenë pa i bërë të dukshme lëvizjet tuaja. Kujdes vetëm nga janar deri në prill se mos prapaskenat ju vënë në ngatërresa. Në 24 maj do të favorizoheni nga Saturni në problemet familjare dhe do të çliroheni përfundimisht nga këto probleme pas 23 dhjetorit. Por në fund të dhjetorit do të bëheni pak të papërmbajtur dhe shpërthyes. Ndaj kujdes! Më 23 shtator, lidhja e bukur e Jupiterit në shenjën tuaj me Uranin do stacionojë shkëlqyeshëm optimizmin tuaj. Do udhëtoni jashtë dhe çështje studimore e ligjore do të gjejnë zgjidhje.

Virgjëresha

Viti 2014 fillon me ulje e ngritje dhe kthime mbrapa, por pranvera do të jetë e mbushur me mundësi, veçanërisht për çështjet ekonomike. Vjeshta do të jetë më e qetë. Viti i ri për ju fillon me Afërditën e kundërt në Bricjap gjatë gjithë janarit. Do të keni kthim mbrapa në çështjet erotike dhe planet krijuese. Mund të keni rikthim te një dashuri e vjetër. Me Marsin në Peshore deri në mes të korrikut duhet të keni shumë vëmendje në çështjet ekonomike, sidomos në fund të muajt prill. Jupiteri në Gaforre do t’ju ndihmojë, por kujdes në shkurt dhe prill, pasi me lidhjet e vështira që bën me Uranin, ju sjell vlerësime të gabuara dhe keqkuptime me miq e shokë. Në maj Jupiteri do t’ju ndihmojë veçanërisht në stabilizimin e planeve tuaja. Në mes të korrikut Jupiteri do të kalojë në Luan e deri në fund të vitit fuqizon lëvizjen tuaj në prapaskenë dhe në fshehtësi. Në shtator do ndihmoheni për shanse pune dhe shëndet të mirë.

Peshorja

Viti 2014 do të jetë episodik për ju. Përgatituni për veprim dhe tension, për dashuri dhe pasion, për ndryshime, por edhe përmbysje të papritura. Marsi, planeti i veprimit dhe tensionit, do të jetë në shenjen tuaj deri në korrik. Kujdes duhet të tregoni kur ky planet të bëjë lidhje të vështira, sidomos më 9 janar me Jupiterin në Gaforre dhe do të sjellë problem dhe aksidente me punën. Më 23 prill kujdes nga nxitimi dhe kur udhëtoni. Nën ndikimin e Uranit, përballë shenjës suaj në muajin prill dhe qershor kujdes në marrëdhëniet në çift apo bashkëpunëtorë të afërt. Vetëm në mes të majit, nën ndikimin e Jupiterit në Gaforre, në lidhje të bukur me Saturnin, mund të pretendoni për qëndrueshmëri planesh dhe ngritje në karrierë. Janari do jetë një muaj i vështirë në lidhje me çështjet tuaja familjare. Nën ndikimin e Saturnit në Akrep deri në Dhjetor do bëni shumë sakrifica në çështje ekonomike.

Akrepi

Detyrimet dhe përgjegjësitë do të vazhdojnë edhe për këtë vit. Nëse jeni realistë, brenda gjysmës së parë të vitit do të shikoni ëndrra dhe ide që përparojnë. Saturni do të jetë edhe gjatë vitit 2014 në shenjën tuaj. Kjo do të thotë që do punoni shumë, por do merrni pak, megjithëse Saturni do ndikojë që shpirti realist të mos ju braktisë. Po ju e dini që suksesi pret ata që bëjnë hapa të vegjël, por të sigurt. Jupiteri në Gaforre mbas muajit mars do të nxjerrë planet tuaja nga lista e pritjes, por ju bën edhe superoptimist dhe ju mund të vini qëllime shumë të larta, p.sh. mund të doni të shkoni lart në diell dhe të digjeni. Kujdes në muajin prill. Suksesi ju pret gjatë muajit maj ku Jupiteri bën një lidhje shumë pozitive me Saturnin në shenjën tuaj. Pozicionimi i marsit deri në korrik në Peshore ka shumë interes për ju. Kjo periudhë do jetë mistike për ju. Më 16 korrik Jupiteri futet në Luan në Zenit të shenjës suaj. Në këtë pozicion deri në fund të vitit do hapen horizonte te reja për ju në fushën e karrierës. Në shtator keni një sukses të shpejtë.

Shigjetari

Idetë, planet dhe ëndrrat tuaja mund të marrin formë. Me gjithë përmbysjet e herëpashershme, do piqeni dhe do vlerësoni më shumë talente dhe forcën tuaj krijuese. Gjatë vitit 2014 do ndikoheni fuqishëm nga pozicioni i Marsit deri në 25 korrik në shenjën e Peshores. Jeta juaj sociale do jetë e vrullshme, njohjet dhe shoqëritë e reja gjithashtu. Klima mund të jetë e vështirë në marrëdhëniet tuaja me miqtë dhe shokët në muajin prill. Jupiteri do ju ndihmojë ekonomikisht deri në korrik, por nuk duhet të ngatërroni ekonominë me shoqërinë. Me futjen e Jupiterit në Luan, mbas 16 korrikut hapet një periudhë shumë pozitive për ju. Deri në fund të vitit do keni udhëtime të largëta, studime jashtë vendit, çështje ligjore që zgjidhen dhe do bëheni më të njohur. Në shtator do keni një sukses të paparë. Urani në Dash nuk ju lë aspak në rutinë, por mund të mos arrini të stabilizoheni në një marrëdhënie erotike. Nëse merreni me art, do keni ngritje maksimale. Në fund të dhjetorit, Saturni futet në shenjën tuaj dhe ju stabilizon pas një periudhe fobish dhe lodhje psikologjike.

Bricjapi

Një vit me tone të larta do jetë për ju 2014-ta, të paktën deri në verë. Shumë do ndryshojnë në jetën tuaj dhe shpesh në mënyrë rrënjësore. Duhet të jeni të mirëkuptueshëm me ndryshimet. Plutoni do jetë gjatë gjithë vitit në shenjën tuaj. Për të lindurit nga data 1 deri në 5 janar, ndikimi i Plutonit do jetë shndërrues në kuptimin më të plotë të fjalës. Marsi në Peshore deri në korrik do ndikojë në lidhje me karrierën tuaj, ku do ketë periudha përballjesh dhe tensioni sidomos në janar, prill dhe qershor. Jupiteri do jetë përballë shenjës suaj deri në korrik, por vetëm në mars do ju sjellë shanse të mira në një martesë, bashkëpunim apo një lidhje. Por mund të ndodhë që të mbivlerësoni partnerët apo bashkëpunëtorët dhe të humbni pavarësinë prsonale. Urani, planeti i ndryshimeve, në pozicionin e Dashit do sjellë për ju paqëndrueshmëri në çështjet familjare. Në prill do keni situata më të vështira në çështjet familjare. Mund të ndryshoni shtëpi apo të zhvendoseni gjatë kësaj periudhe. Nga 16 korriku pozicioni i Jupiterit në Luan do të ndikojë për mirë në çështjet ekonomike.

Ujori

Jeni mësuar të përballeni me situata të vështira dhe të papritura. Deri në verë do mjeshtëroheni në përshtatshmërinë dhe tolerancën tuaj. Urani, planeti juaj, do jetë në shenjën e Dashit gjatë gjithë 2014-s. Jeta e përditshme do jetë shumë interesante dhe idetë tuaja të veçanta. Por nxitimi mund të bëhet armiku juaj gjatë shkurtit, prillit dhe qershorit. Marsi do jetë në shenjën e Peshores deri në korrik në pozicion të favorshëm për ju. Mund të organizoni udhëtime të largëta dhe të diskutoni për çështje studimesh. Kujdes më 9 janar, Marsi dhe Jupiteri në kundërshtim sjellin nxitim dhe aksidente. Kujdes duhet të tregoni në Prill. Nëse doni të udhëtoni, duhet të organizoni mirë çdo detaj. Saturni do jetë në Zenit të shenjës suaj deri në 22 dhjetor. Ndikimi i tij do jetë superantagonist në çështje të karrierës dhe do qëndrojë më i organizuari apo më punëtori. Megjithatë, lidhja pozitive midis Jupiterit dhe Saturnit në maj ju sjell një sukses në karrierë. Më 16 korrik, Jupiteri do kalojë në Luan përballë shenjës suaj. Planeti i fatit do sjellë para jush shanse për një martesë, për një lidhje apo bashkëpunim. Shtatori do jetë muaj njohjesh të mira.

Peshqit

Viti 2014 do jetë shumë bujar me ju. Deri në periudhën e verës do shikoni ëndrrat dhe idetë të bëhen realitet. Do keni një vit krijues dhe pjellor. Jupiteri do jetë në Gaforre deri në mes të korrikut, në këtë shenjë shumë miqësore ndaj jush. Do ju ndihmoj në dashuri, në mundësinë e një trashëgimtari apo në krijimtari artistike. Në muajin mars do shikoni realizime të mrekullueshme. Për qëndrueshmëri sentimentale duhet t’i mbani njerëzit e dashur jashtë ngatërresave ekonomike. Në muajin prill përpiquni të mbani një drejtim të pavarur ekonomik. Neptuni, planeti i fantazisë dhe utopisë, do ndikojë te të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës suaj, duke ju vënë në disa raste kurthe dhe duke ju tërhequr në një realitet tjetër, duke rritur te,k ju ndjenjën e ikjes. Në gusht, lidhja pozitive e Neptunit me Marsin ju jep krahë në forcën krijuese. Marsi në Peshore do ndikojë deri në mes të korrikut në çështjet ekonomike. Nuk duhet t’u besoni personave që ju premtojnë fitime të shpejta. Urani do ndikojë gjithashtu në çështjet ekonomike. Në prill dhe dhjetor do jeni në vështirësi në këtë aspekt. Jupiteri nga mesi i korrikut në Luan do sjellë shanse për një punë të re.